KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR KRYERJEN E SHËRBIMEVE NGA ACS

1) Formulari shoqërues i dërgesës i Albanian Cargo Service (ACS) është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga ACS për llogari të tij. (Aktualisht perdoret formulari Albanian Courier deri ne hartimin e formularit perfundimtar ACS) Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve postare që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e sherbimit postar të Albanian Cargo Service.
2) Dërguesi garanton që:
Çdo zë që cilësohet në faqen e pare përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.
Në objektin postar që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.
Objekti postar që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.
Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.
3) Albanian Cargo Service ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin postar, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Albanian Cargo Service, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.
4) Albanian Cargo Service ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë objektin postar që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) derisa të paguhen.
5) Albanian Cargo Service kryen dërgesa postare me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Albanian Cargo Service.
6) Albanian Cargo Service kryen shërbimet postare te “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.
7) Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Albanian Cargo Service për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte postare), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:
a) deri në shumën 3000 Lekë për dokument edhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekt postar,
b) në shumën reale të humbjes ose demit që paguhet për dokumentet ose objektet postare te siguruara,
c) në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve postare, pa u marrë parasysh përdorimi tregtar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.
* Vlera reale konsiderohet:
a) për dokumentet kostoja e përgatitjes, e zëvendësimit ose kostoja e riprodhimit apo e rihartimit,
b) për objektet postare – kosto e riparimit, zëvendësimit ose blerjes së tyre (në gjendjen që kishin gjatë marrjes në dorëzim).
Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara. Çdo sherbim postar ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare VMR, Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.
8) Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Albanian Cargo Service. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti postar që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe I siguruar për atë vlerë.
9) Albanian Cargo Service bën çdo përpjekje dhe ndërmer çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese postare apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mosdorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:
a) Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të keqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.)
b) Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.
c) Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim.
10) Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të Albanian Cargo Service ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga Albanian Cargo Service.
11) Albanian Cargo Service nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave.
12) Per sherbimin kombetar pakot ose paletat nuk duhet te peshojne me teper se 150kg. Per sa i perket permasave, ato nuk duhet ti kalojne 150x120x90cm.
Per sherbimin nderkombetar pakot nuk duhet te peshojne me shume se 41.5 kilograme ose 70 kilogram varur nga shteti ku dergesa i eshte paraqitur ACS per transportim dhe shteti i destinacionit, siç eshte specifikuar ne Udhezuesit ose te kaloje 270 centimetra ose ne gjatesi ose nje total prej 419 centimetra ne gjatesi dhe perimeter te kombinuar.
13) Procedura per zgjidhjen e mosmarrevesheve / ankesave – E drejta e Pretendimeve
Te gjitha pretendimet kunder ACS duhet te lajmerohen me shkrim po sa eshte e praktikueshme ne menyre te arsyeshme dhe ne çdo rast brenda 30 ditesh te marrjes te mallit ne rastin e demtimit (duke perfshire humbje te pjesshme te nje dergese) dhe ne rastin e vonesave brenda 30 ditesh qe mallrat vendosen ne dispozicion te personit qe ka te drejten e shperndarjes dhe ne rastin e humbjes brenda 60 ditesh qe mallrat i jane besuar ACS per transport. Brenda afatit 30 ditor ACS eshte e detyruar ti ktheje nje pergjigje per ankesen e ngritur klientit perkates kundrejt sherbimit postar. Ne rast se ankuesi nuk eshte dakort me pergjigjen e ACS, ai ka te drejte ti drejtohet me nje ankese AKEP brenda nje afati 15-ditor. Veç kesaj, gjithe pretendimet kunder ACS ne lidhje me çdo sherbim postar do te parashkruhen dhe mbyllen me skadimin e kohes, veç nese masa ligjore jane nisur dhe nje shenim i shkruar i tyre i eshte dhene ACS brenda tete muajsh pas shperndarjes te mallrave ne fjale ose, ne rastin e mos-shperndarjes, brenda tete muajsh nga data e planifikuar per shperndarje. Ky kusht nuk do te ndikoje çdo te drejte qe derguesi mund te kete nen Rregullat e Konventes ose ligje te tjera kombetare te detyrueshme.